.

Vdekja e David Astor/ Detaje të reja. Vdiq nga infarkti, por prokuroria nis hetimet për vrasje


Detaje të reja po zbardhen rreth vdekjes së ish-kapitenit të Fiorentines, Davide Astor. Vdekja e papritur e tij ka shokuar jo vetëm familjen që është në zi, por i ka dhënë një goditje të madhe gjithë botës së futbollit.

Vdekja e tij e papritur është e gjitha e mbuluar me mister. Prokuroria ka bërë hapin e rradhës në hetimet e nisura për vdekjen e tij. Sipas prokurorit të Udines, hetimet do shohin e pistën e vrasjes së qëllimshme, por theksoi se janë në pritje të rezultatit të autopsisë.

Kemi hapur dosjen hetimore me hipotezën e një vrasjeje të qëllimshme, ende e panjohur për ne dhe jemi në pritje të rezultatit që do të na japë autopsia”, është shprehur prokurori i Udines, Antonio de Nìcolo, në një prononcim për Giornale Radio Rai.

David Astor u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte stacionuar për lojën kundër skuadrës vendase.

Trupi i pajetë u gjet nga masazhatori i ekipit dhe i fundit që e kishte parë ishte portieri me të cilin Astori pati ashtu si rezultoi edhe nga mesazhet komunikimin e fundit.

Fill pas vdekjes u tha se ajo u shkaktua nga një atak kardiak.