.

Prezantuesja zbulon identitetin e te dashurit biznesmen, FOTO

Jona Spahiu është një nga moderatoret më simpatike në Shqipëri. Kohët e fundit është përfolur shpesh për marrëdhënien që ka me një biznesmen të njohur në Shqipëri i cili quhet Frenkli Ymeri. Ai është pjesë e stafit supersport në Digitalb dhe njëkohësisht ka një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri.
Gjatë verës moderatorja publikoi disa foto me biznesmenin por që asnjëherë nuk kishte publikuar një foto të plotë së bashku.

Ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar një foto ku kanë dalë të përqafuar dhe ku i bën një dedikim shumë të bukur, “ Më jep përqafime të tilla gjithmonë”./L.P./Dritare.net