.

Saga e rreshjeve dhe trillimet në pafundësi të shtetit shqiptar

Valbona Gjoni Karanxha

Parisë i duhet gjithnjë një trillim dhe një zhvendosje nga realiteti. Kësaj rradhe i erdhen në ndihmë rreshjet. Rreshjet  nxorrën në pah se sa i “përmbysur” është sistemi i kanalizimeve në vend. Për të larguar vëmëndjen nga politikat ndërkombëtare, ligjet që kalohen në disfavor të vendit, kombit dhe qytetarit; buxhetet që nuk kalojnë, borxhet mbi 80%  duhet një “shashke”. Për të fshehur se sa sovranitet shitet nga vizita në vizitë dhe kudo që shkojnë përfaqsuesit e  shtetit  në këmbim të parave që mungojnë, duhet një gjendje katastrofe, dhe kjo erdhi në formen e rreshjeve. Rreshjet po përdoren për të reklamuar punë, por në fakt po del në pah ai që nuk egziston. Shteti!
Në terrenin e politikës së brëndëshme pothuajse është arritur një plato, një fosilizim i politikës së njëanshme dhe vendimeve arbitrare, dhe popullit i pëlqen politika arbitrare sepse i jep përshtypjen se shteti egziston. Dhe kur shteti merr masa drastike të shoqëruara me një dozë fajsimi mbi qytetarin, ateherë aprovimi i shtetit rritet në popull.
Në vazhdim, politikat e brëndshme sidomos ato të taksimit ku qeveria ka vënë pikat mbi i, duket se përqafohen nga ata që vlersojnë shtetin . Para disa javësh Kryeministri doli me një mesazh kërcënues ne ERTV ku u shpreh se bizneset e vogla ose do të paguajnë taksat, ose do te ndiqeshin penalisht për evazion fiskal. Në një panoramë të përgjithshme, qeveria duket se po ndërton shtet. Mirëpo ndërtimi i shtetit nuk mund të ndodh në mënyrë arbitrare dhe me dy tre kërcënime publike etj.
Ndërtimi i shtetit është një proces sistemik, dhe fillon mbi të gjitha me crrënjosjen e mentalitetit të shkatërrimit të shtetit dhe instalimin e kulturës dhe respektit ndaj institucioneve shtetërore si dhe sensit të përgjegjsisë së ndarë mbi përfitimin idividual. Ironikisht, qeveria në momente krize shet keq-menaxhimin si prezencë shteti në frontin më të vështirë “ndeshjen me katastrofa natyrore”.  Mirëpo shiu në Shqipëri nuk është katastrofë natyrore, por fenomen natyror më se normal i cili ndodh në kohën e vet; vjeshtë dhe dimër. Shqipëria njihet për verë të thatë dhe dimër të lagësht.
Kjo gjëndje katastrofike do vazhdoj deri sa të ndodhë një gjëndje tjetër katastrofike, shëmbje toke, rrëshkitje terreni, rrëzim gurësh apo tërmet si pasojë e përqëndrimit të ndërtimeve në sipërfaqë të kufizuara (për fryme të popullsisë).
Loja e kungulleshkës nuk fillon tani, por ka filluar me kohë. Faji kalon nga fshatri i pagdhëndur që nërton pa kriter, tek mos-qeverisja e partise demokratike, dhe vjedhja e urave dhe mdërtimet me koncesione të partisë socialiste, tek inxhinjerët e dobët të strukturave, tek kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe te maksimalizimi i përfitimit të këtyre.
Në një llogari të thjeshte, në se buxheti i ndërtimit të një rruge është X shumë parash, atëherë nga kjo shumë do dalë : E para, përqindja e qeveritarëve që do lëshojnë fondin, e dyta, përqindja e atyre që do e marrin me koncesione, e treta, kompanitë e ndërtimit për të maksimalizuar fitimin do blejnë projektin më të dobët, më bazik, e katërta, do të blejnë me atë që ngelet lënden e parë të cilësisë më të dobët, dhe e fundit, kur projektet janë bazike atëherë vihet në dyshim puna e inxhinjerit të strukturës. Por nuk ka inxhinjer të mos dijë rregullat bazë të ndërtimit të rrugëve dhe të urave. Mirëpo kur fondi copëtohet dhe vidhet atëherë ngelen sytë nga lart dhe shpresohet për më mirë. Por ja që natyra nuk pyet shumë në kësi rastesh.
Me këtë deduktim elementar vlen të thuhet që shkatërrimi i shtetit dhe mungesa e tij vjen si pasojë e disa faktorëve që do t’i zbërthej më poshtë.
Shkatërrimi i shtetit nuk ndodhi brënda ditës, vitit apo dekadës. Shkatërrimi ishtetit ndodhi për arsye të mungesës së kulturës civike, për arsye të karakterit individual të shqiptarit i cili është në thelb fshatar –jo në kuptimin derogativ të fjalës. Fshatari shqiptar nuk e sheh veten pjesë të së tërës në shtetin shqiptar por të shkëputur nga ai. Dhe duke e konsideruar veten të pavarur nga shteti, fshatari funksionon në një plan individual duke ndërtuar pa leje, duke bërë kanalizmime pa leje, duke ndryshur ose prishur ato egzistuese. Por faji i teri nuk mund t’i vihet fshatarit për mëndësinë që ka. Kultura civike nuk konsiston në krehjen e flokëve por në pranimin e shtetit dhe të institucioneve si rregullator i jetës dhe funksionimit të vëndit.
Së dyti, proletariati dhe vegjelia e kryeqytetit, të lodhur nga varfëria e tejskajshme në parg të demokracisë vepruan pothuajse me mëndësinë më individuale, fshatareske që mund të kishte njohur historikisht një proletariat; ajo e mos-organizimit shoqëror por vazhdimi i kulturës individuale, shkatërruese për vet urbanistikën e Tiranës, shumë më përpara se dyndjet e fshatarëve të zbrisnin jo vetëm në Tiranë, por flas këtu edhe për qytete si Vlora, Fieri të cilët janë në “avangardën” e qyeteteve pa sistem kanalizimi dhe menaxhimi i rreshjeve del nga kompetencat e Bashkive dhe lihet ne dorë të Zotit.
Kjo shtresë lumpeni në konsistencë me teorinë, ndoqi një rrugë tjetër, atë të përmërsimit të jetës individuale në kurriz të planit dhe urbanistikës egzistuese. (Shëmbull bajat), nga ballkonet dolën shinat për të shtuar sipërfaqen e banueshme. Në këtë rast shëmbja për disa vjet do të jetë e paevitueshme dhe më e mundëshme në rast katastrofe natyrore (termet ose levizje te pjatave tektonike).
Së treti, babëzia e bashkiakëve për të fituar nga fenomeni i zhvillimit urbanistik me mëndësi rurale, u kthey në një proces normal i cili cdo leje e kthente ne realitet ne se i bashkangjitej një cmim. Dhe ironikisht, bashkiaku i ri, prish ndërtesat me leje të dhëna nga bashkiaku i vjetër e kështu me rradhë ky rreth vicioz do të vazhdojë deria të provojë fitimprurës. Dhe në se mëndësia e fitimit duke përdorur shtetin si instrument do të vazhdojë, edhe korrupsioni ne këtë nivel do të vazhdojë normalisht si proces pune.
Se katërti, shteti dhe dikasteret përkatëse që kanë të bëjnë me planin urbanistik, me menaxhimin e pronave shtetrore, subvencionimin, koncesionet, mirëmbajtjen e tyre deri tek përkujdesi i qytetarëve në zonat e rreshjeve kujtohet të bëj detyrën në raste emergjente.  Në kësi ndodhish mobilizimi i ushrisë jep përshypjen se po menaxhohet me sukses.
Së fundmi, shoqëria civile shqipatre është një nga entitet  me pak të organizuara, më të fraksionalizuara që mund të njohë një shoqëri civile. Përpos faktit që shoqëria civile është zgjatim i Parisë dhe një hibrid markist-kozmopolit, nuk kryen as detyrën e saj më elementare “agjitacionin dhe propagandën”, por kacavirret deg më deg si e si për të larguar vëmëndjen mga e rëndësishmja. Kapja mbas cështjeve të vogla në raport me ato madhore,  në mënyrën më perverse e cvleftëson krejt rolin e saj si shtyrëse dhe inkurajuese e shtetit funksional.
Me pak fjalë,  dhe ashtu sic e përmënda në fillim, për të tërhequr vëmëndjen nga cështjet delikate sidomos në politikën e jashtme parisë i duhet ndonjë klloun ose vrasës karakteri, por kësaj rradhe dolën rreshjet, dhe mjete propagandistiket mediat e “kazanit” po kryejnë detyrën e  tyre për shpërblimin e marrë : Imazhi i shtetit në detyre, hapja e qëndrave për mbrojtjen ndaj rreshjeve me krevate e me batanije, policë dhe ushtarë që transportojnë plaka nga shtëpia A tek qëndra B. Dhe saga e rreshjeve të zakonshme vazhdon. /Albanianpolitics