.

Flet Tinka Kurti pas aksidentit. Ministrja e shëndetesisë Manastirliu vë në lëvizje institucionin.

 

“Pa pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…”

Me kete apel per ministren e Shendetesise, Perparim Kabo njoftonte se aktorja e madhe Tinka Kurti ishte rrezuar nga shkallet e pallatit ku banon dy dite me pare dhe ambulanca nuk kishte ardhur pasi ishte pushim.

Por duket se reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ministrja.

7d5cfe39451c3890217e07da668eeb39_L

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo sot ne FB.

Sakaq, “Faleminderit, por nuk kam probleme shëndetësore”, mesohet te jetë shprehur aktorja e njohur, raporton BW.