.

RENEA aksin blic gjatë natës, Nikla në shtetrrethim për disa orë

Një aksion blic i forcave të RENEA-s është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes në Nikël të Fushë-Krujës, zonë e krehur edhe herë të tjera nga policia për shkak të personave me rekorde kriminale.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Referuar burimeve policore ajo bëri të ditur se policia ka kryer kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.

Mësohet gjithashtu se e gjithë Nikla është mbajtur në shtetrrethim për disa orë. Nuk bëhet ende me dije se në kërkim të kujt ishin forcat RENEA dhe nëse e kanë kapur objektivin e tyre./BW