.

Manastirliu i “shpëton” SPAK/ U verifikua për blerjen e kiteve dhe respiratorëve, por dyshimet janë për…


Ogerta Manastirliu , është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion , por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve.

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK.

Për të dyja këto tenderime komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar.

Por sipas burimeve pranë SPAK , hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tre herë më të lartë se sa tregu real . Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit , pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera.

Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Korea e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili.

Komisioni i ngritur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid dyshohet se nuk ka verifikuar çmimet e kiteve në çmimet e botuara, por i është referuar vetëm ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomike.

Edhe për 54 respiratorët ,me një çmim 6400 euro secili , vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar. Në këtë mënyrë pohojnë burimet e prokurorisë krijohen dyshime se anëtaret e dy komisioneve kanë shpërdoruar detyrën.

Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës , dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej .

Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së posaçme për anëtarët e komisioneve që pritet t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës./ TCH