.

Gjekmarkaj ngatërron prillin me janarin, Balla e krahason me Bashën. Analisti: Mos më detyro të të kthehem

Në emisionin e sotëm Open në Top Channel, po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

Kur fjalën e mori analisti Agron Gjekmarkaj ai bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: 21 Prilli është ditë e errët.

Balla: Është janar, jo prill. Jeni të gjithë njësoj. Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42.

“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, unë jam i fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.