.

Shërbime në E-Albania/ Rama: Ju kemi kursyer qytetarëve, 88 vite kohë në radhë e sportele!

44 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme te Shërbimeve të Transportit Rrugor, tashmë merren online, përmes portalit E-Albania. Në 2018 ofroheshin vetëm 4 shërbime të DPSHTRR online, thuhet në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama. Qytetarëve u janë kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë, shkruan kreu i qeverisë, vetëm duke marrë shërbime përmes mjeteve teknologjike.

“Me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme te Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompjuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.