.

Italia në krizë politike? Matteo Renzi tërheq dy ministra nga qeveria “Conte”


Matteo Renzi ka tërhequr nga qeveria dy ministra të Partisë Demokratike nga qeveria Conte. Një akt që krijon një krizë politike në Itali, në një kohë që vendi përballet me pandeminë e Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga vetë Renzi përmes një konference për media, ku njoftoi dorëheqjet e Teresa Bellanova-s dhe Elena Bonetti-n.

Mediat italiane raportojnë se Partia Demokratike u përpoq deri në fund të ndërmjetësonte, dhe vet kryeministri Conte punoi në një dokument të përbashkët që do të nënshkruhej nga aleatët për ta mbajtur koalicionin.