.

Dita më e zezë në Britani të Madhe, bilanc dramatik i viktimave nga COVID


Bota është në rrugën drejt një të “ardhme të kobshme”, ka paralajmëruar një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, me përshpejtimin e ndryshimit të klimës dhe humbjen e biodiversitetit, duke kërcënuar mbijetesën e të gjitha specieve të planetit, nëse liderët botërorë nuk veprojnë “urgjentisht”.

Si pjesë e një “prognoze” të zymtë, një ekip prej 17 shkencëtarësh paralajmëruan se e ardhmja e planetit “është më e tmerrshme dhe e rrezikshme nga sa kuptohet në përgjithësi.

Duke cituar rreth 150 studime që përshkruajnë ndryshimet mjedisore në botë, ekspertët paralajmërojnë se udhëheqësit botërorë kanë nevojë për një thirrje zgjimi, një “dush të ftohtë”, kur bëhet fjalë për gjendjen e planetit, duke thënë se kushtet e mjedisit janë “shumë më të rrezikshme sesa besohet aktualisht” nga civilët dhe shkencëtarët ashtu.

“Njerëzimi po shkakton një humbje të shpejtë të biodiversitetit dhe, bashkë me të, aftësinë e Tokës për të mbështetur jetën komplekse “, tha në një deklaratë autori kryesor, Profesor Corey Bradshaw, i Universitetit Flinders në Australi.

Por vonesat në kohë midis përkeqësimit ekologjik dhe ndikimeve të tij socio-ekonomike do të thotë që njerëzit nuk e kuptojnë seriozitetin dhe afatet kohore të problemit.