.

Theu rregullat e Covid, Madonna ka udhëtuar me avion privat në 5 shtete të ndryshme në vetëm 3 javë(Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, raportohet se ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë. Pavarësisht kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid-19, 62-vjeçarja ka udhëtuar nga Los Angeles në Londër, më pas drejt Egjiptit dhe nga Egjipti në Malavi e Kenia në Afrikën Lindore.
Ylli i popit ka qenë e shoqëruar gjatë këtyre udhëtimeve nga i dashuri i saj 26-vjeçar, Ahlamalik Williams, si edhe nga 5 fëmijët e saj.
Në prag të Krishtlindjes, ajo, Williams dhe katër fëmijët e saj të adoptuar, David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 14 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stella, të dy 8 vjeç fluturuan nga Los Angeles drejt Londrës.
Mediat e huaja shkruajnë se aty iu bashkua djali i saj i madh, Rocco, 20 vjeç, fëmija i saj i vetëm nga martesa e saj me regjisorin britanik Guy Ritchie.
Ndërkohë më 28 dhjetor udhëtuan drejt Malavi, vendi ku adoptoi fëmijët, përmes një ndalese në Egjipt.
Burime pranë këngëtares thanë për “The Sun” se familja ka bërë rregullisht teste të Covid. Ndërsa raportohet se këngëtarja, e cila ka një pasuri me vlerë 630 milionë paund, besohet të ketë udhëtuar me avion privat.