.

Lajm i hidhur/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit


Lajm i keq për sportin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit Sabri Balla. Ish-futbollisti i të kuqve është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, teksa së fundmi vuante nga diabeti.106411999_3213184028703478_2936396825384266756_o

Balla kishte dalë nga akademia e Partizanit dhe në sezonin 1984-1985, u bë pjesë e ekipit të parë në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që zuri vend edhe në formacion asokohe.131938568_3588756897906956_8403169330179286397_o

Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga Kombëtarja e Shpresave. Balla ishte pjesë e Partizanit finalist në Kupën e Shqipërisë në vitin 1985. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime të familjarëve dhe të afërmve të Sabri Ballës.