.

Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ në Open: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Ja çfarë do ndodhë tani

Në ditën e 7 të protestave për vrasjen e Klodianit Rasha , duket se gjendja është qetësuar dhe po shkon drejt shuarjes.

Në Open në Top Channel juristi Kreshnik Spahiu bëri deklarata të forta duke thënë se opozita ka qenë pas këtyre protestave të dhunshme.

“Shërbimet sektrete të huaja përgjojnë liderat dhe drejtusit e partive. Sipas mesazheve dhe telefonatave flitet se çfarë do bëhet dhe çfarë do ndodhë në protest. 3 prej këtyre mesazheve i kam parë dhe unë.

Tani ju them edhe çfarë do ndodhë. Do bëhet një tjetër protestë masive e thirrur nga opozita. Kjo protest do jetë model. Nuk do të ketë asnjë akt dhune. Kjo për ti bërë çokë ambasadorëve për të thënë se ne nuk jemi pas dhunës së këtyre protestave”- tha Spahiu.