.

Pjesë e “bandave të lëvizshme”/ Ky është shqiptari i arrestuar për grabitje. Çfarë tha ai në polici: Shkova me miqtë për të…

Një shtetas shqiptar 32 vjeçar me iniciale E.L, i arrestuar pas një aksioni kundër katër grabitësve që sapo kishin hyrë në një vilë në San Andrés de Comesaña , është tashmë në burg.

I riu shqiptar është i vetmi i arrestuar, ndërsa tre bashkatdhetarët e tjerë arritën të fshihen nëpër pyje, duke humbur gjurmët.

Policia Kombëtare e lidh shqiptarin me më shumë grabitje- të paktën pesë – që kanë ndodhur javët e fundit në qytetin Olivic dhe në komuna të tjera afër dhe se ata ndiqnin të njëjtin ‘modus operandi’.

Për shqiptarin, rastet e fundit nuk janë problemet e para me ligjin. Anëtari i ri shqiptar i një grupi kriminel ishte nën hetim edhe në Santiago për një valë tjetër sulmesh në shtëpi që ndodhën në 2018.

Ai u soll para drejtësisë në Vigo për dy arsye: për këtë hetim mbi ngjarjet e gati tre vjet më parë dhe për grabitjen e San Andrés de Comesaña që çoi në arrestimin e tij këtë javë.Në lidhje me grabitjet që iu atribuan atij në Santiago, ky i ri përfitoi nga e drejta për të mos dëshmuar. Por në lidhje me ngjarjet në Vigo, ai iu përgjigj pyetjeve të bëra nga avokati i tij në stacionin e policisë. Ai pranoi vetëm sulmin në vilën San Andrés, ku u kap në flagrancë.

Tre anëtarët e tjerë të kësaj bande arritën të largoheshin, por ai u kap duke u fshehur duke u mbuluar me fier.

Shqiptari sipas mediave lokale banon aktualisht në Katalonjë me të dashurën e tij dhe se në deklaratën gjyqësore pretendoi se erdhi në Galicia për të kërkuar punë dhe se ai vendosi të shkonte të grabiste shtëpinë e San Andrés me “disa miq”.

Ai nuk pranoi pjesën tjetër të sulmeve me të cilat Policia Kombëtare e akuzon.

Këto banda shëtitëse nga Lindja zakonisht qëndrojnë disa javë në zonën që synojnë. Ata lëvizin me automjete të nivelit të lartë dhe përdorin identitete dhe targa të rreme./panorama