.

I propozoi për martesë, Renato Mekolli poston foton e parë me partneren (FOTO)

Edhe pse në një lidhje dashurie prej disa kohësh, Renato Mekolli vendosi që ta mbante jetën e tij private larg vëmendjes, duke mos publikuar as emrin dhe as portretin e partneres.
Edhe pse ka kohë që është në një lidhje dashurie, Renato Mekolli, vendosi që jetën e tij private ta mbante larg vëmendjes së të gjithëve. Ai nuk tregoi as emrin e saj dhe nuk postoi fotografi me të në rrjetet sociale.
Por ditën e sotme, shefi i njohur i kuzhinës ka thyer këtë rregull. Ai ka postuar foton e parë me partneren dhe ka zbuluar lajmin e madh.
Renato i ka propozuar të dashurës për martesë në Los Angeles, Kaliforni. Shefi i kuzhinës publikoi një foto nga momenti emocionues, ku shfaqet i ulur në gjunjë, teksa në dorë mban unazën. Ndërkohë, partnerja e tij, shfaqet shumë e lumtur.
Edhe pse fotoja është e fokusuar tek ai, vajza që i ka vjedhur zemrën mund të shihet pak, por sërish vetëm në profil, pasi portreti nuk duket.