.

Rindertimi, Bushati: Nuk dështoi Qeveria por dolën gënjeshtrat e Ramës

Sot bëhet një vit nga tërmeti i që goditi vendin 26 nëntorin e kaluar. Por sa ka avancuar rindërtimi, siç kryeministri Rama e premtoi aso kohe.

Në Open , analisti Andi Bushati tha se sot, pas një viti “jemi para zbulimit të një gënjeshtre të Ramës”.

“Që gjithçka do mbyllej për një vit, që do vinin lekë lum, se u duk sikur u bë deti kos, do shkonte gjithçka vaj.
Tani po duket që ato që tha Rama para një viti janë të parealizueshme ndryshoi dhe diskursi. Pra ne sot jemi në një gënjeshtër, dhe them se dhe po të kishte qeveri tjetër nuk do ishin zgjidhur problemet në 12 muaj, e kam te një gënjeshtra propagandistike”, tha Bushati.