.

Rindërtimi/ Bolino: Kemi edhe një fatkeqësi në mes, pandeminë e Covid-19

Sot u bënë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter dëmtoi dhjetëra banesa.

Analisti Carlo Bolino i ftuar nw emison thase 90 përqind janë strehuar dhe pse me qera, ka dhe një pakicë në çadra. Dhe këtë kanë thënë se duan të rrinë për të qenë afër tokave të tyre.

‘Realisht shumë gjëra janë bërë, mbase ai ishte optimizëm i tepruar i Ramës. Por nga burimet e mia që kam ndjekur se ku kanë shkuar paratë e ardhura, problemi kryesor ka qenë pandemia, kjo ka ndikuar në burokracitë e vendeve. Për shembull një shkollë, duhet leje ndërtimi, e cila dy vjet kohë, shkollat janë akoma pa leje, që ose i bëjmë si proces emergjent, se kjo hap shumë punë edhe për korrupsion dhe kjo nuk kalon nga Rama. Prandaj duhet të jemi realist, që këto gjëra duan kohë, nuk mund të flasim pas një viti’- tha Bolino.