.

‘Pse transmetoni këto raste, ka dhe raste të suksesshme’- Shkreli i hedh ‘fajin’ medias për rindërtimin

Sot u bënë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter dëmtoi dhjetëra banesa.

Duke folur për rindërtimin, Artan Shkreli hodhi akuza ndaj medias duke thënë se media sjell vetëm në rastet e rënda, kur ka edhe raste të suksesshmë.

“Ju sillni vetëm këto raste. Ka edhe raste të sukseeshme ku janë marrë banesat”- tha Shkreli.

‘Shkon Rama me hudhra ose Velia me tortë te rastet e sukseshme’- ndërhyri Bushati.

‘Ata shkojnë më tortë dhe Luli shkon te këto rastet. Media duhet të bëjë ndarjen për publikun’- vijoi Shkreli.

‘Nuk mund të na mësoni punën tonë. Media ka për detyrë të denoncojë’- ndërhyri Eni Vasili.