.

“26 nëntori i Evit”, Videoja pas kamerave kur Evi Reçi qan për të afërmit që humbi nga tërmeti

Ka qenë Zefina Hasani që ka ndarë një video pas kamerash të Evi Reçit, prezantueses së “Vizioni i Pasdites”. Evi ka hapur emisionin dhe ka rikujtuar ngjarjen e 1 viti më parë ku humbi xhaxhain e saj me familjen dhe shoqen e fëmijërisë me vajzën dhe nënën.

Ç`ndodhi pas kamerave? E rrëfen statusi i Zefinës dhe lotët e Evit.

“26 nentori i Evit ? Kamerat ishin fikur, ndaj une ndeza menjehere celularin tim, per te kapur nje moment te tille, te natyrshem, njerezor, nder lotet qe pasi ua ke hapur deren, veshtire se mund t’i ndalosh. Evi sapo kishte kujtuar, ne hapje te programit te saj, humbjet e njerezve te saj te dashur, nga termeti i 26 nentorit. Foli duke iu dridhur zeri, duke u perpjekur te mos leshonte lot por u dorezua nga dhimbja qe e ke brenda edhe pas nje viti. Isha aty, sepse do te regjistronim emisionin e sotem te “Vizioni i pasdites” dhe stomaku mu be nje grusht teksa shihja Evin ne perpelitjen e saj. U ndjeva si ne faj se mengjesi i rremujshem s’me kish lene kohe te kujtoja qe sot eshte 26 nentori i tmerrshem. Ma kujtoi Evi me kujtimin e dedikimin e saj, qe te gjithe ju mund ta degjoni sot pasdite. U ndjeva si ne krye te detyres, pas kamerave, per ta trasmetuar ate qe nuk shfaqet ne ekran, anen tjeter te njerezve te ekranit, qe qajne si te gjithe ne pas kamerave e kur sapo ato ndizen prap, vijojne punen per te percjelle energjine dhe buzeqeshjen qe duan njerezit. @evireci s’do ta harroj kurre kete mengjes”, shkruan Zefina Hasani.