.

Rrëfimi mes lotësh i Meghan Markle: Humba fëmijën e dytë, një dhimbje e padurueshme

Dukesha e Sussex Meghan Markle rrëfeu për herë të parë tragjedinë e saj personale. Në një intervistë për ‘New York Times’, Meghan zbuloi se ka qenë shtatzënë dhe verën e kaluar humbi foshnjën e saj.

Meghan tregoi se ishte duke i ndërruar bebelinën djalit të saj Archie-it kur ndjeu një dhëmbje të fortë në fund të barkut. Pak më vonë u gjend në spital ku zbuloi se fëmija nuk ishtë më dhe se kishte pasur një abort spontan. Dukesha shpjegoi mjaft e prekur momentin tragjik të humbjes së fëmijës.

“E ndieja që ndërkohë që shtrëngoja djalin në duar po humbja fëmijën tim të dytë”- tha mes lotësh Meghan.

Ajo nuk nguron të flas me sinqeritet të plotë atë që ndjeu në korrik kur pa ëndrrën e tij të copëtuar: “Një dhimbje e padurueshme. Unë isha i shtrirë në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva lagështinë e pëllëmbës së tij dhe i putha dorën e lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha të ftohta, sytë m’u turbulluan. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim “-shtoi më tej e përlotur dukesha.