Lajmi i vdekjes së ish-legjendës së futbollit Diego Armando Maradona shokoi çdo sportdashës në mbarë globin.
Për ta përforcuar këtë lajm ishte vëllai i Maradonës, Hugo i cili me lot në sy në mikrofonat e radios napoletane “Radio Kiss Kiss” pranoi se legjenda e futbollit ndërroi jetë ka arresti kardiak:
“Ai vdiq nga ataku kardiak”, citon Hugo Maradona.
Ish-sulmuesi i Napolit ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, ku ditë më parë u shtrua në spital pas një goditje në tru dhe ditën e sotme pësoi arrestin kardiak.