.

Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy, Basha: Gjithë Shqipëria është me ty!

Kreu i Partisë Demokratike ka uruar këngëtaren Dua Lipa për suksesin e saj në Grammy. Këngëtarja me origjinë shqiptare kryeson në nominimet, bashkë me Beyoncé dhe Taylor Swift.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Dua është krenaria jonë dhe se gjithë Shqipëria është me të.

“Urime divës shqiptare @dualipa për 6 nominimet #Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”, shkruan Basha.