.

“Edi Rama është marrë peng prej 20 vjetësh si pjesë e një projekti që…”- Presidenti Meta: Akti i djeshëm në Parlament e dëshmoi këtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është i marrë peng prej 20 vitesh.

Sipas tij, akti i djeshëm ishte një përpjekje për të nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga shinat e integrimit.

“Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër”, tha Meta në “Zonë e Lirë”.

Kreu i shtetit tha se populli shqiptar do të vendosë vetë për fatin e vet nëpërmjet referendumeve. “Ilir Meta jep fjalën siç ia thashë shoqërisë civile që Shqipëria nuk i lihet më as Edi Ramës, as Ilir Metës dhe as Lulzim Bashës. Populli shqiptar do të vendosë me referendum. Përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk e kanë ushtruar siç duhet këtë sovranitet”, shtoi ai./tvklan