.

Dëme të mëdha nga tërmeti në Egje, shembet Kisha në ishullin Samos

Turqia dhe Greqia ndodhen në një situatë të vështirë pas tërmetit 6.9 ballë të shkallës Rihter në Egje. Tërmeti ka rënë në ishullin Samos, aty ku nga raportimet e para është shembur një Kishë në zonën e Karlovasit.

Kisha është rrënuar në ‘zemër’ të saj. Jo vetëm kisha, por edhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar në ishullin kufitar me Turqinë. Tërmeti ka qenë aq i fortë sa është ndjerë deri në Athinë e Stamboll.