.

Covid po sulmon fuqishëm/ Italia bën gati masat e reja: Do të mbyllen të gjitha aktivitetet përveç….

Italia ka vënë në jetë draftin e parë të masave të reja anti-Covid. Sipas tekstit provizor të paraqitur nga qeveria, masat do të hyjnë në fuqi nga 26 tetori dhe do të qëndrojnë deri më 24 nëntor.

Sipas asaj që shkruan ANSA, këto janë masa operacionale të përkohshme dhe ende nuk ka një tekst përfundimtar, dhe se diçka mund të ndryshojë.

Së pari në tekst thuhet se do të ndalohen udhëtimet midis rajoneve, një masë kjo që do nuk do të ketë një marrëveshje nga të gjithë.

Restorantet dhe baret do të mbyllen në orën 18:00 dhe të dielave, aktivitetet e shërbimeve të hotelerisë do të pezullohen. Konsumimi në restorant lejohet për një maksimum prej katër personash për tryezë.

Ky vendim është shoqëruar me protesta të forta nga tregtarët që kërkojnë ndihmë të menjëhershme duke u shprehur se “restoranti ka vdekur”.

Tjetër vendim për mbyllje është marrë për festat, dasmat, kinematë, teatrot, sallat e lojërave, pishinat edhe palestrat. Ndërsa shkollat do të qëndrojnë të hapura.