.

LAJM I FUNDIT/ Grabitet gjatë natës banesa e djalit të zyrtarit vendor në Baldushk

Grabitet gjatë natës banesa e djalit të kryetarit të njësisë administrative Baldushk. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ ndersa mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetasit Agron Bali, ku kanë marrë prej aty një shumë parash si dhe bizhuteri.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.