.

Brataj mesazh koleges Bino: Sëmundja nuk pyet e nuk ka radhë, Covid ka marrë përmasa të mëdha


Mjeku i njohur Skënder Brataj ka reaguar Silva Bino me Covid-19, të shefes së Shërbimit Epidemiologjik në ISHP Silva Bino. Brataj thotë se sëmundja e koronavirusit ka marrë përmasa të mëdha dhe vazhdojë të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Ai i uron Binos shërim të shpejtë që të mund të kthehet në detyrë sa më shpejt.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndetësisë shqiptare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie.

Edhe doktoreshë Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoreshë Silva”, shkruan Brataj.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë dhe rezultoi e infektuar me Koronavirus.

Aktualisht, Bino është në gjendje të stabilizuar shëndetësorë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa temperatura i është ulur.

Më herët edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogert Manatirliu me anë të mesazhi në rrjetet sociale i uroi shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes me aftësi të rralla, e cila u prek nga virusi i rrezikshëm dhe aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
E palodhur dhe e përkushtuar në misionin e saj, ashtu si të gjithë profesionistët tanë të shëndetësisë,në këto muaj të vështirë në përballjen me epideminë e Covid19. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, shkruan ministrja.
/gazetashqip