.

Aksident në unazën e Korçës, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ndërsa e plagosur ka mbetur një kalimtare. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në unazën e qytetit.

Sipas ‘BalkanWeb’ një mjet ka përplasur një këmbësore.
Burime thonë se gruaja është transportuar në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.