.

Mike Tyson rrëfen jetën e tij në burg: Lashë shtatzënë një punonjëse, të gjithë më jepnin çfarë doja


Mike Tyson vazhdon të ndajë për mediat pjesë nga jeta e tij private e patreguar më parë.

Legjenda e boksit ishte burgosur në vitin 1992 pasi ishte shpallur fajtor për përdhunim në Indiana.

“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore”, ka deklaruar 54-vjeçari në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim Gray, duke shtuar se ndihej i sigurt brenda burgut.

Më pas, ai ka shpjeguar për marrëdhënien seksuale që kishte pasur në burg me një femër që punonte aty.

“Kisha një të dashur dhe e lashë shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja”.