.

Mendoi se nuk do binte në sy me lëvizjet me biçikletë, çfarë e tradhtoi shqiptarin në Itali

Mendoi se nuk do të tërhiqte vëmendjen duke ecur me biçikletë, në ndalesat e tij për shitjen e drogës, por një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Arezzo-s e cila ishte vënë në ndjekje të tij.

Në pranga ra shqiptari me inicialet K.L., i cili disa ditë më parë kishte rënë në sytë e agjentëve që kishin vërejtur lëvizjet e çuditshme me biçikletë që shqiptari bënte në fshatin Bagnoro.

Nga vëzhgimi dhe ndjekja, policët konstatuan se gjatë levizjeve me biçikletë shqiptari takonte persona të njohur për varesine e tyre ndaj droges, të cilëve u dha doza kokaine.

Pas arrestimit, policia kontrolloi edhe banesën e shqiptarit, ku iu sekuestruan disa doza me drogë gati për shitje dhe disa pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, u sekuestruan edhe 650 euro.