.

Situata e rënduar nga Covid-19, Manastirliu thirrje prindërve në Tiranë: Shmangni fluksin në QSUT, ja ku të drejtoheni


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje të gjithë prindërve në Tiranë, që në këtë periudhë të vështirë të epidemisë, të shmangin fluksin në QSUT.

Sipas ministres Manastirliu, prindërit mund të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës.

Mesazhi i Manastirliut:

Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës në këto qendra shëndetësore?
?Qendra shëndetësore nr. 6 #Kombinat
?Qendra shëndetësore nr. 7 #Laprakë
?Qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson
?Qendra shëndetësore nr. 10 pranë Oxhakut
#ShmangniGrumbullimet
#KontaktoniMeMjekunTuaj

 

???‍⚕️?‍⚕️ ? ? Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT,…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Vendredi 25 septembre 2020