.

Kosto e ulët e vaksinave anti-Covid, kompania e njohur e ilaçeve ka aprovim të pjesshëm nga BE


Qeveritë europiane do të shohim me vëmendje efektet anësore që do të ketë vaksina anti-Coid e grupit AstraZaneca, ndërkohë që është arritur një marrëveshje me grupin Sanofi, tha një zyrtar i BE për Reuters.

Marrëveshjet pasqyrojnë strategji të ndryshme nga dy prej prodhuesve më të mirë të ilaçeve në botë ndërsa zhvillohet një debat rreth vaksinave që synojnë t’i japin fund pandemisë.

AstraZeneca ka siguruar mbështetjen e Bashkimit Evropian në një marrëveshje konfidenciale e cila reflekton çmimin më të ulët të kërkuar nga prodhuesi britanik i ilaçeve, tha zyrtari.

“Nëse një kompani kërkon një çmim më të lartë, ne nuk japim të njëjtat kushte,” tha zyrtari, i cili ishte i përfshirë në bisedime, por nuk pranoi të identifikohej pasi kontratat janë konfidenciale.

Efektet anësore të papritura pasi një ilaç ka miratimin rregullator janë të rralla, por shpejtësia me të cilën po prodhohet një vaksinë COVID-19 rrit rreziqet e kushteve të paparashikuara.

Marrëveshja me AstraZeneca, e cila zhvendos disa nga rreziqet e përfshira në përhapjen e një vaksine tek taksapaguesit, u arrit në gusht.