.

Nga mungesa e gjumit tek proteinat, faktorët që shtojnë rrudhat në fytyrë

Studimet kanë treguar se dieta, produktet e ndryshme, madje dhe zakonet e përditshme mund të shkaktojnë rrudha në fytyrë. Nëse përzgjidhni ushqimet e duhura, zgjidhni larësin e duhur të lëkurës si dhe ndryshoni rutinën tuaj mund t’i mbani rrudhat sa më larg. Sipas Bright Side, këto janë faktorët që do t’ju ndihmojnë të fitoni betejën me plakjen, shkruan abcnews.al.

Mungesa e gjumit shkakton dehidratim të lëkurës

Nëse flini më pak se 5 orë në ditë, kjo mund të çojë në humbjen e ujit dhe uljen e barrierave të lëkurës. Një gjumë i mirë është çelësi për përtëritjen e qelizave të reja.

Mungesa e antioksidantëve lidhet me krijimin e më shumë rrudhave.

Vitaminat A, C, E dhe kaliumi janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Rekomandohet që të konsumoni më shumë perime, veçanërisht karrota, kunguj apo domate. Gjithashtu është e rekomandueshme që të përfshini në dietën tuaj dhe vajin e ullirit.

Konsumimi i mishit të kuq krijon më shumë rrudha në fytyrë.

Një studim i kryer në Holandë tregon se gratë që konsumonin më shumë mish të kuq, kishin më shumë rrudha. Për më tepër, gatimi i mishit dhe yndyrës në nxehtësi të lartë mund të çojë në diabet. Por, është e mundur ta parandaloni këtë nëse hani më pak mish dhe konsumoni supë në vend të ushqimeve të skuqura.

Banjat e nxehta dhe sapuni i ashpër e bëjnë lëkurën më të thatë.

Këto produkte mund të ndryshojnë pH e lëkurës dhe të krijojnë acarim dhe thatësi, të cilat shkatërrojnë barrierat e lëkurës dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.

Dietat mono ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës.

Çelësi për këto dieta është të përjashtoni të gjitha produktet përveç një. Kjo çon në një çekuilibër të proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve, gjë që ul aftësinë e lëkurës për t’u vetëshëruar. Një studim ka treguar se karbohidratet janë më të rëndësishme për gratë ndërsa burrat duhet të hanë mjaftueshëm proteina për të patur një pamje më të re.

Mungesa e proteinave pengon rinovimin e qelizave të lëkurës.

Kërkimet thonë se nëse kufizoni marrjen e kalorive dhe hani më pak proteina, lëkura do të humbasë elasticitetin, gjë që më pas do të çojë në më shumë rrudha. Gjithashtu parandalon shërimin e lëkurës dhe rindërtimin e saj. Trajtimi i kolagjenit në të vërtetë mund të ndihmojë në këto raste, por nuk është i krahasueshëm me ndikimin e proteinave.