.

Nora Istrefi publikon këngën e re, ish-burri i saj Roberti sherr me qytetarët në rrjet (FOTO)

Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Kënga titullohet “Dy zemra” dhe vetëm në pese orë pas publikimit numëron mijëra klikime në Youtube. Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte një koment për Robertin në postimin e Butrintit në Instagram.
Dikush e ka ngacmuar dhe kaq ka mjaftuar që Roberti t’i kthejë përgjigje.

“Tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”– shkruan komentuesi.
“S’po me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja s’ta merr”– përgjigjet Roberti.

Mesa duket këngëtarit nuk i ka pëlqyer aspak ky koment ngacmues, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga një faqe në Instagram, sepse më vonë ky koment është fshirë.

Roberti ka treguar se gjithmonë e ka suportuar Norën dhe do të vazhdojë ta bëjë. Edhe kësaj here ai ka shpërndarë në Instastory projektin e ish- bashkëshortes së tij.