.

Trafiku/ 21 vjeçari shqiptar kapet me 4 kg kokainë nga Holanda drejt Belgjikës. Ai po udhëtonte me….


Natën nga e enjtja deri të premten, agjentët e Njësisë Kombëtare panë një taksi që po udhëtonte drejt Belgjikës afër Hazeldonk, pikë kalimi kufitar midis Holandës dhe Belgjikës.

Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge. Lënda narkotike e gjetur është më shumë se 4 kg kokainë.

Policia arrestoi shoferin 27 vjeçar të taksisë nga Roterdami dhe pasagjeri 21 vjeçar nga Shqipëria.

Pas gjetjes, të dy poseduesit u arrestuan

Dyshja është akoma në burg duke u marrë në pyetje dhe hetimi mbi ta dhe origjina e drogës po vazhdon.