.

Koronavirusi/ Italia sërish në alarm, regjistrohen shifrat më të larta nga qershori


Në Itali rritja e të prekurve nga COVID -19 është tashmë në rritje graduale por të pandalshme. Sot autoritetet kanë regjistruar 574 raste, ndërkohë që dje ishin 523.

Për të gjetur një shifër më të lartë, në Itali duhet të kthehemi në 24 qershor, kur u regjistruan 577 të tillë.

Sot është Veneto rajoni më i goditur, me 127 raste, më pas Lombardia, ndërkohë që ka raste të reja në të gjitha rajonet, përveç atyre më të vogla , Valle D’Aosta dhe Molise.

Por fatmirësisht ka rënë numri i vdekjeve.

Në 24 orët e fundit, viktimat janë tre, një përgjysmim nga dita e djeshme.