.

Del mashtrimi/ U tha se vajza e Putin bëri vaksinën e Covid, por në video është …


Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya e Rusisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse ka regjistruar vaksinën e parë COVID në botë.

Ndërsa bëri njoftimin sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër koronavirusit të ri”.

Ai ka siguruar efikasitetin e vaksinës duke deklaruar se njëra nga dy vajzat e tij ka bërë vaksinën dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Menjëherë pas kësaj, një video filloi të qarkullonte në mediat sociale me pretendimin se ajo tregon që vajza e Putinit po vaksinohej.

“Rusia ka zhvilluar vaksinën e parë të koronavirusit. Vajza e Putinit merr vaksinën e parë COVID-19”, thuhet në titullin e një postimi të tillë.

Megjithatë pretendimi është i rremë. Videoja nuk tregon vajzën e Putinit. Një kërkim i Reverse Image bëri që dilte hapur se video në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020.

Prandaj, nuk tregon që vajza e Putinit të vaksinohej. Në të vërtetë në video është një vullnetare e quajtur Natalia.

Më poshtë është një krahasim i fotografisë së Natalisë (mes) me fotot e dy vajzave të Putinit: Maria Vorontsova (majtas) dhe Katerina Tikhonova (djathtas):