.

Vaksina e Covid/ Bill Gates flet për herë të parë për “mikroçipat” te njerëzit

Gara për vaksinën kundër koronavirusit po vazhdon ende, teksa kohët e fundit kanë lindur edhe disa teori konspirative.

Një prej tyre është që personat që do të marrin vaksinën ndaj COVID-19, së bashku me të do t’iu injektohet edhe një mikroçip, i cili do të kontrollojë lëvizjet e njerëzve.

Dhe për këtë gjë u akuzua themeluesi dhe CEO i Microsoftit, Bill Gates, i cili e kishte parashikuar para disa vjetësh një pandemi të tillë.

Megjithatë, 64-vjeçari amerikan ka mohuar kategorikisht një teori duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jo. Nuk ka asnjë lidhje. Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Dr. Anthony Fauci dhe unë jemi akuzuar për gjëra të tilla duke përfshirë se dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe se përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por, kjo gjë do të hidhet poshtë në momentin që do të zbulohet vaksina dhe ta marrin njerëzit”, tha Gates./Shqip