.

Si ia “përlau” 20 milionë euro Berlusconit, e dashura 50 vjet më e re

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, edhe pse tashmë mbush 84 vjeç, vazhdon të ketë një jetë aktive në fushën e romancave.

Prej pak muajsh ai ka nisur një lidhje me deputeten 30-vjeçare Marta
Fascina. Ai la 36-vjeçaren Franceska Pescale për tu lidhur me deputeten e partisë së tij, por kjo i kushtoi 20 milionë euro.

Sipas Corriere, Berlusconi ia ka dhënë këtë shumë ish- të dashurës së tij, si një tip “shpërblimi” për prishjen e marrëdhënies së tyre, e cila nisi në vitin 2012.