.

Tirana shpallet kampione e Superligës Shqiptare pas 11 vitesh

Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Humbja e Kukësit përballë Vllaznisë në Loro Boriçi i shpalli kryeqytetasit kampionë 2 javë përpara përfundimit të kampionatit.
Bardhëeblutë shpallen kampionë për herë të 25 në Superligan Shqiptare.
45 minuta e para u mbyllën në barazim 0-0, me shkodranët më këmbëngulës. Një gol i shënuar në minutën e 87 nga Vllaznia vulosi këtë kampionat.
Futbollistët bardheblu festuan përpara tv, ku edhe po ndiqnin ndeshjen për të mësuar nëse do të shpalleshin sot ose do të duhet të prisnin ende për të siguruar matematikisht.