.

Miku i ngushtë i Michael Schumacher jep lajmin e mirë


Një nga miqtë e ngushtë të Michael Schumacher ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Jean Todt, është nga të paktët persona që ka reaguar për ish-kampionin e Formula 1.

Presidenti i FIA ka deklaruar së fundmi se e ka takuar 7 herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë.

Todt ka theksuar se shpreson që shumë shpejt edhe e gjithë bota mund ta rishohë.

“Po, e kam takuar Schumin, shpresoj që të gjithë mund ta shohin shumë shpejt”, u shpreh Todt, duke thënë se ka sinjale pozitive për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.