.

Pipero apel qytetarëve nga Open: Mbani maskat kudo që jeni

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për situatën e Covid-19 në vendin tonë ku foli mjeku i njohur Pëllumb Pipero.

Pipero nga Open u bëri thirrje qytetarëve që të mbajne maskën pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi.

“Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit. Unë përfitoj nga emisioni që të bëj thirrje qytetarëve që të mbajë maska, jo vetëm në ambjentet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete.

Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet brenda dy javëve. Të mbahen maskat në ambjente të mbylluara, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vet kudo”- tha Pipero.