.

Fifi pëson aksident automobilistik, ja gjendja shëndetësore e këngëtares


Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, teksa sipas pamjeve kuptohet se artistja gëzon shëndet të plotë ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Deri tani këngëtarja nuk ka reaguar ende rreth ngjarjes, por duket se fatmirësisht ka kaluar lehtë.