.

Ndryshimi i fundit në Instagram, lidhet me komentin tuaj të preferuar

Nëse nuk e dinit, tani pas çdo fotoje të postuar në Instagram, e zgjidhni ju komentin që doni të shfaqet i pari. Kompania njoftoi opsionin e ri, që ju jep mundësi përdoruesëve të vendosin vetë rreth menaxhimit të komenteve nëpër foto.

Njësoj si me platformat e tjera; Facebook, Twitter, apo YouTube, tani edhe në Instagram mund të përdorni opsionin “pinned”.

Për ta provuar, duhet që fillimisht të keni shkarkuar versionin e fundit të tij dhe më pas shkoni tek komentet e një fotoje që keni publikuar.

Më pas, zgjidhni komentin, dhe krahas opsioneve të tjera që do t’ju shfaqen si; fshije apo report, klikoni “pin the comment”. Ky opsion ju jep mundësinë të mbani në krye deri në 3 komente, të cilat i zgjidhni ju.

Vetëm se duhet të dini, që pas këtij veprimi, personit që ka komentuar, i shkon njoftimi. Me fjalë të tjera, ai/ajo e di mirë që komplimenti ka aq shumë vlerë për ju, sa doni ta shohi e gjithë bota!