.

Bushati bën deklaratën e fortë në Open: Rama i ka nisur persona Bashës, ja ku u takuan

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për deklaratën e Bashës ku tregonte se Rama i ka bërë një ofertë për të bërë qeveri, ku Basha do bëhej kryeministër dhe Rama president.

Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar persona Bashës. “ E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal port e vila e Bashës.

Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Karloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”- tha Bushati.