.

Aktorja e Bollywood-it dhe vajza e saj 8 vjeçare rezultojnë pozitive me koronavirus

Ylli i Bollywood-it Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj 8 vjeçare rezultuan pozitive me koronavirus ditën e sotme.

Ky lajm erdhi menjëherë pasi babai i aktores, Amitabh Bachchan dhe bashkëshorti i saj u shtruan në spital pasi kishin rezultuar pozitivë.

Si aktorja dhe vajza e saj do të qëndrojnë të izoluara në shtëpi për 14 ditë pasi të dyja ishin asimptomatike.

Aishwarya Rai Bachchan është një ndër aktoret më të mira në industrinë e Bollywood-it. Në vitin 1994 ajo fitori dhe çmimin Miss World. Madje edhe në mediat botërore ajo është cilësuar si gruaja më e bukur në botë.