.

Treni i linjës Durrës-Kashar përplas makinën, mjeti përfundon në kanal

Foto ilustruese

Treni ka aksidentuar një makinë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12 në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës-Kashar me mashinist G.B. ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M. duke e spostuar mjetin në kanal.Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.