.

Brenda shtëpisë së familjes Josifi, pamje të patransmetuara dhe shënime tronditëse te motrave që u vetëflijuan. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Open

Një javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kryeqytetin, emisioni u rikthye të diskutojë për “vetëflijimin”e Familjes Josifi. Por edhe per një tjetër ngjarje ku një zonjë 52 vjeçare ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia. Megjithëse në gjende të rëndë shendetësore, ajo thotë se beson tek Ringjallja. Këto ngjarje të ditëve të fundit nxitën debat në lidhje me rolin e sekteve të caktuara fetare në vendin tonë.

Te ftuar në studio ishin: Pastori Akil Pano, Mjeku Psikiater Neli Demi, Pedagogia Ilir Luarasi dhe studiuesi Redi Shehu. Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë kontribuan, Ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Kulla, Imzot, George Frendo, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, njëkohësisht, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit dhe Gazetar i Top Channel Andi Bora cili tregoi me detaje brenda shtëpise ambjentet ku kishin jetuar nëna dhe 2 vajzat përpara se të vetëflijoheshin.

“Policia dhe zjarrëfikësit hynë nga dritarja e tualetit sepse të gjitha hyrjet ishin bllokuar”, Gazetari Bora tregon fjalët e para që e mbijetuara Blerta Josifi tha për nënën dhe motrën e saj

Redi Shehu tha se asnjë llogjikë njerëzore nuk e shpjegon ngjarjen e Kombinatit. Sipas tij religjionet nuk mund të gjykohen nga anomalitë.

A është kuruar më herët Blerta Josifi nga depresioni? Mjeku Psikiatër Neli Demi: natyra e ngjarjes së Kombinatit nuk ka lidhje me depresionin.

Vite më parë, motrat Josifi ndiqnin lutjet dhe predikimet e Pastorit Akil Pano, gazetari Bora nxorri për herë të parë në Open shënimet e vitit 2006. Ja reagimi i Pastorit

Në Shqipëri janë 611 organizata fetare të regjistruara ndërsa jetojnë rreth 2.4 mln njerëz. Pedagogia Iris Luarasi kërkoi ndërhyrjen e shtetit për kontrollin e tyre.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Open, Imzot George Frendo akuzoi drejtpërdrejtë Dëshmitarët e Jehovait. Ai foli per sekte që i bëjnë ‘lavazh truri’ ndjekësve të tyre

Ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Kulla tregoi se si Dëshmitarët e Jehovait u bënë shkas që në vitin 2005 ai të përplasej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shteti është injorant në çështjet e fesë”, teksa foli për sektet fetare, Redi Shehu tha se nuk duhet të bëjmë krahasim mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Ndërsa Kulla beri thirrje që të hapen dosjet e vjetra të cilat lidhen me vetëvrasjet.

Iris Luarasi deklaroi në Open se e gjithë sjellja e këtyre grupeve kriminale që veprojnë si sekte fetare, ka një arsye nga mbrapa sepse këta njerez sipas saj nuk e përdorin aftësinë e tyre vetem për t’i bërë njerëzit të vrasin veten por edhe për të përfituar.

Pasi u transmetuar kronika ku një zonjë 52 vjeçare ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia pasi beson tek Ringjallja, mjeku psikiatër Neli Demi deklaroi se zonja në fjalë duhet të ushqehet në mënyrë të detyrueshme.

Në pjesën e dytë të emisionit Ilir Alimehmeti mjek epidemiolog, Nevila Gjermeni mjeke infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, Edmond Mara ekspert agrobiznesi (i sheruar nga koronavirus) dhe Shpetim Baci mjek në Parma diskutuan për rrezikun e shtuar nga Covid 19. Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm