Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Për situatën foli Nevila Gjermeni, mjeke në QSUT.
Si paraqitet situata në infektiv?- e pyeti Eni Vasili.
“Situata paraqitet shumë serioze. Kemi një numër të lartë të shtruar në spital, dhe kemi pacientë në terapi intensive. Me hapjen e vendit pritej një rritje e numrit të rasteve të reja, por jo në këtë situatë. Kjo ka ardhur nga neglizhenca jonë pasi menduam që me hapjen virusi u largua. Ka ardhur nga neglizhenca jonë si qytetarë”- tha Gjermeni.