.

Ilir Kulla dhe Akil Pano japin alarmin: Organizatat satanike operojnë në Shqipëri, flasin për eksorcizma

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike të Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.

Ish-kreu i Kulteve Ilir Kulla dhe pastori i njohur ngritën shqetsimin se në Shqipëri operojnë sekte satanike të cilat janë të rrezikshme.

‘Unë besoj se ajo mund të jetë edhe një ritual i ndonjë sekti satanik. E kam thënë se sektet satanike operojnë në Shqipëri”- tha Ilir Kulla.

Opermin e sekteve satanike në Shqipëri e mbështeti edhe pastori i njohur Akil Pano. “E kam thënë edhe në emision të hënën për ekzistencën e sekteve satanike. Ka shumë satanist që kanë komentuar. E keni të emisioni në youtube. Janë mbi 33 komente të tilla. Në Shqipëri ke satanist”- tha Akil Pano.

Nga e vini re që janë satanistë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Po ata flasin për eksorcizma, flasin për pushtetin e errësirës, për pushtetin e satanit’- tha Akil Pano.